Seksi Shqiptar
Nuk jeni rregjistruar akoma ne forum???REGJISTROHUNI per tu konsultuar ne te gjitha seksionet e forumit,per te pasur me shume te drejta ne kete forum...
Seksi Shqiptar

SexAlb.Tk PikaLoti.Tk ShqipSeks.Tk
 
ForumiForumi  PortaliPortali  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
 

 Si te bejme seks te sigurte?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Seksiologu
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve: 514
Join date: 05/08/2009

MesazhTitulli: Si te bejme seks te sigurte?   Sat Nov 07, 2009 12:25 am

Mënyra e vetme 100 përqind e sigurtë për të prevenuar SST është abstinencia (të mos angazhohesh në asnjë formë të aktivitetit seksual), gjë që është thuajse e pamundur. Për njerzit që marrin pjesë në aktivitet seksual rreziku mund të ulet duke përdorur kondomin dhe të kufizojnë numrin e partnerëve seksualë. Rreziku është shumë i ulët kur ke vetëm një partner seksual, i cili nuk ka partnerë të tjerë dhe nuk është i infektuar me ndonjë SST…

Metodat e seksit te sigurte perfshijnë:

* Përdorimi korekt i kondomit mashkullor prej lateksi ose polyuretani në çdo akt interkurse vaginale, anale dhe seksit oral (kontakti gojë-me gjenitalet). Ndonse kondomet mashkullore prej lateksi nuk janë 100 pëqind efektive, ato në mënyrë të dukshme pakësojnë rrezikun e transmetimit. Kondomet femërore ofrojnë një lloj mbrojtjeje nga SST, por nuk janë aq efektive sa kondomet mashkullore. Kondomet nuk mbrojnë nga plagët në zonat e pambuluara nga kondomi. Përdorimi i lubrifikantit me bazë ujore pakëson çarjet e kondomit.
* Refuzimi kategorikisht i të bërit seks me një person që nuk do të përdorë kondomin.
* Larja e gjenitaleve me ujë e sapun pas aktivitetit seksual. Kjo ndihmon të eliminohen parazitët dhe bakteriet që mund të kenë patur kontakte me gjenitalet.
* Urinimi pas aktivitetit seksual. Kjo ndihmon të eliminohen bakteriet që mund të kenë hyrë në uretra.
* Kryerja e vetë-ekzaminimeve të rregullta gjenitale që njerzit të familjarizohen me dukjen normale të gjenitaleve. Kjo njohje do të ndihmojë të identifikohen symptomat që mund të zhvillohen në se personi është ekspozuar ndaj SST.
* Kufizimi i marrëdhënieve seksuale kur partnerja është me menstruacionet. Gjatë menstruacioneve, gratë që kanë HIV/AIDS janë më infektuese për burrat e tyre dhe gratë e shëndosha kanë më shumë gjasa të infektohen prej partnerëve të infektuar. Përdorimi i kondomit gjatë menstruacioneve e pakëson rrezikun.
* Vaksinimi për human papilloma virus (HPV) dhe virusin e hepatitit B. Vaksinimi për HPV me Gardizil për prevenimin e kancerit cervical duhet të bëhet para se vajza të fillojë jetën seksuale aktive, pra në moshën 12-13 vjeç.
* Evitimi i interkursës anale. Rektumi dhe anusi përmbajnë sasi të mëdha bakteriesh. Kontakti me këto bakteria mund të shkaktojë SST si në gratë dhe në burrat. Po ashtu goja, vagina dhe penisi nuk duhet të ekspozohen në asnjë objekt që ka qënë në kontakt me anusin ose rektumin. Kur preferohet interkursa anale, duhet të përdoret patjetër një kondom lateksi
* Kujdes kur shkëmbehen lojrat seksuale. Për arsyen se SST mund të transmetohen nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve trupore, ata që përdorin lojrat seksuale duhet të përdorim bashkë me to edhe kondomin.

Është mirë që partnerët të tregojnë historitë e tyre seksuale me njeri-tjetrin. Këto tregime janë me rëndësi për të dy, sepse njerëzit që angazhohen në aktivitet seksual të çdo lloi, janë të gjithë në rrezik për t’u infektuar me SST. Partnerët duhet të tregojnë lidhur me përdorimin e drogave dhe për domosdoshmërinë e bërjes së analizave për SST. Analizat janë veçanërisht me rëndësi kur fillohet një marrëdhënie e re seksuale. Analizat për SST duhet të kryen gjatë kontrolleve mjekësore rutinë.

Ka shumë raste kur partneri nuk është i ndershëm dhe nuk tregon që përdor drogat, nuk tregon historitë e tij seksuale, ose nuk tregon se është testuar ose jo për SST. Për të evituar çdo të papritur njerzit duhet të kërkojnë e të shikojnë për shënjat e SST tek partnerët e tyre. Edhe pse shumë SST nuk kanë gjithmonë shënja të dallueshme, kurrë mos u angazhoni në aktivitet seksual me një partner tek i cili kani dalluar qartë simptomat e një SST. Mos merrni pjesë në aktivitete seksuale me partnerë që janë duke u kuruar për një SST qoftë ajo edhe e shërueshme. Sëmundja mund të jetë ngjitëse gjatë gjithë kohës që vazhdon mjekimi dhe ai nuk është kryer komplet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://Www.Sexalb.tk
 

Si te bejme seks te sigurte?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Seksi Shqiptar ::  ::  -